Komisioni për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i kryesuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, mbajti një takim informues, në të cilin morën pjesë anëtarët e tij: Ardian Hajdaraj, Jehona Grantolli, Armend Zenelaj dhe Zejnulla Gashi, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së, Sami Istrefi, Drejtoresha e NJSHPP-së, Arta Kelmendi dhe menaxherët të tjerë të stafit administrativ.
Sipas njoftimit, qëllimi i këtij takimi ishte trajtimi i hapave të mëtutjeshëm të procesit të rekrutimit të 28 prokurorëve të rinj të shtetit në prokuroritë e Republikës së Kosovës, duke u bazuar në Rregulloren Nr.02/2022 për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë takimit të sotëm, u tha se ky proces do të kalojë nëpër të gjitha fazat e parapara rekrutuese dhe do të realizohet sipas standardeve të avancuara ndërkombëtare, kurse Këshilli Prokurorial i Kosovës do t’i mbajë mediat dhe opinionin publik të informuar në vazhdimësi lidhur procedurat dhe procesin e përzgjedhjes së prokurorëve të rinj.”, thuhet në njoftim.
“Procesi i rekrutimit të prokurorëve të rinj ka filluar me shpalljen e konkursit më 22 shkurt 2024 dhe kandidatët kanë pasur mundësi të aplikojnë përmes katër formave: sistemit online, dorëzimit të kopjeve fizike, me e-mail dhe postë të rregullt.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...