Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i radhës i grupit punues për implementimin e Strategjisë Kundër Narkotikëve.
Në këtë takim u diskutua lidhur me raportet e tremujorit të parë të këtij viti, për të gjitha institucionet të cilat janë të përfshira në përmbushjen e objektivave të përgjithshme të Strategjisë Kundër Narkotikëve.
Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, njëherazi Koordinator Nacional Kundër Narkotikëve, Behar Selimi, falënderoi të pranishmit për punën e bërë deri më tani, në veçanti falënderoi organet e ndjekjes penale, me theks të veçantë Policinë e Kosovës për punën që janë duke e bërë në luftimin e kësaj dukurie negative.
Grupi punues vlerësoi se luftimi i kësaj dukurie është i kënaqshëm por lënë për të dëshiruar përpjekjet për parandalimin dhe trajtimin e përdoruesve të drogave.
Zëvendësministri i MPB-së, Behar Selimi kërkoi nga anëtarët e grupit punues që të kenë një qasje integruese dhe koordinuese në luftimin e narkotikëve. Si objektiva të rëndësishme të aktiviteteve për periudhën e ardhshme mbeten themelimi i grupit punues për hartimin e Strategjisë së re Kombëtare dhe Planin e veprimit 2017-2022 si dhe të punohet në finalizimin e draft Ligjit për barna narkotike, substanca psikotrope dhe precursorë 02/L-128.
Vendosja e laurave në vendkalimet e hekurudhës, e domosdoshm...
Trump për CBS: Lufta me Iranin drejt përfundimit
Garcia para ndeshjes me Newcastle: Jemi të përqendruar te lo...
Vendimi i Kushtetueses, Qeveria: Presim që përfundimtari të ...
Korenica asiston në fitoren e Clujit
Bisedë telefonike Hoxha-Al Sabah, Shqipëria mbështet Kuvajti...