Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka mbajtur takimin e 224-të me radhë, sipas rendit të paraparë të ditës.
Takimi ka filluar me plotësim-ndryshimin e agjendës dhe me miratimin e procesverbaleve të takimit 221, 222 dhe 223 të KPK-së.
Në vazhdim është shqyrtuar dhe miratuar kërkesa e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren për avancimin e përhershëm të një prokurori në Departamentin e Krimeve të Rënda, me ç’rast, Këshilli ka marrë vendim për shpalljen e brendshme sipas kërkesës së lartcekur.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se KPK gjatë këtij takim ka marrë vendim për shfuqizimin e Vendimit të datës 21 tetor 2022, për reduktimin esencial të aktiviteteve të punës në Objektin C të Pallatit të Drejtësisë, aty ku janë të vendosura Prokuroria e Apelit dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës dhe nga nesër e mërkurë, 21 dhjetor 2022, puna në këto dy prokurori do të fillojë me kapacitete të plota.
Në fund të takimit, Këshilli miratoi pjesërisht raportin për vlerësimin e performancës së shtatë prokurorëve me mandat të përhershëm, duke miratuar kështu edhe një kundërshtim të paraqitur kundër këtij raporti./arbresh.info/
Maroku “josh” Andres Iniestën
Kremlini: Vladimir Putin është ftuar t’i bashkohet “Bordit t...
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...