Nën kryesimin e Kosovës sot është organizuar Takimi tematik i Nivelit të lartë të CEFTA-s dhe Mbledhja e Komitetit të Përbashkët. Në këtë takime prezentë ishin të gjitha vendet anëtarë të CEFTA-s si dhe përfaqësuesi i BE-së.
Kështu ka bërë me dije shefi i Kabinetit të ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Durim Limaj.
Ky i fundit me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se pas dy viteve stagnim, nën kryesimin e Kosovës në mbledhjen e sotme janë marrë një serë vendimesh.
Më poshtë postimi i plotë i tij:
Me datë 27 Prill në Prishtinë nën kryesimin e Kosovës u organizuan Takimi Tematik i Nivelit të Lartë të CEFTA-s dhe Mbledhja e Komitetit të Përbashkët. Në këto takime prezentë ishin të gjitha vendet anëtare të CEFTA-së si dhe përfaqësuesi i BE-së. Gjatë sesionit të paradites në Takimin Tematik të Nivelit të Lartë të CEFTA-së vendet anëtare raportuan për statusin e AP5, AP6 dhe AP7, u diskutua për ristrukturimin e Sekretariatit të CEFTA-s si dhe portalin e statistikave të CEFTA-s.
Është e rëndësishme të ceket se të gjitha vendet e CEFTA-së u dokorduan në mënyrën e funksionimit të Sekretariatit të CEFTA-së, strukturën, buxhetin dhe mënyrën e rekrutimit të stafit të ri. Gjatë sesionit e pasdites në takimin e Komitetit të Përbashkët Special nga të gjitha vendet anëtare të CEFTA-së prezentë në takim u aprovuan Konkluzionet Ministrore dhe Vendimet Ministrore./Indeksonline
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...