Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se mori pjesë në organizimin e Provimit të Jurisprudencës dhe tha se ky Provim është hap i rëndësishëm drejt një karriere profesionale të një juristi.
Postimi i plot:
“Provimi i jurisprudencës është parakusht kryesor për ushtrimin e profesionit të gjyqtarit, prokurorit apo avokatit dhe hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të karrierës profesionale të një juristi. Me rastin e organizimit të këtij provimi, së bashku me komisionin e ri që është përgjegjës për organizimin dhe administrimin e tij, inkurajova kandidatët për të dhënë më të mirën nga vetja e tyre, duke qenë i bindur se bashkërisht do të kontribuojmë në transformimin e mëtejmë të sistemit të drejtësisë si dhe fuqizimin e Shtetit të së Drejtës,” ka përfunduar Tahiri./arbresh.info/
Kurti: Epopeja e UÇK-së, kthesë vendimtare drejt lirisë dhe ...
Aksident në Sllatinë, një cisternë del jashtë rrugës
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
A po formon Osmani një listë të re politike? Presidenca i qu...
Osmani për Epopën e UÇK-së: Histori që vazhdon të jetojë si ...
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin ...