Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot ka organizuar pritje shtetërore për sportistët të cilët e kanë përfaqësuar shtetin e Kosovës në Lojërat Olimpike “Paris2024”.
“Kjo mbrëmje i dedikohet festimit të arritjeve të tyre të jashtëzakonshme, punës së palodhur dhe medaljeve historike që kanë sjellë në shtëpi” thuhet në njoftimin e MRKS-së, shkruan Arbresh.info.
Kjo pritje u zhvillua në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë në ora 19:00.
Kosova në Lojërat Olimpike “Paris2024” është përfaqësuar nga nëntë sportiste, ku pesë prej tyre garonin në sportin e Xhudos, ku edhe arritën të kthehen në Kosovë me medalje olimpike.
Distria Krasniqi ishte ajo e cila sigurojë medalje olimpike, atë të argjdntë, ndërsa pas saj ishte Laura Fazlliu e cila arriti medalje të bronztë, kurse sportistët e tjerë, nuk arritën një gjë të tillë.
Shteti i Kosovës u përfaqësua edhe në sportin e Boksit, nga Donjeta Sadiku, në atletikë nga Gresa Bakraçi, në nota nga Hana Beiqi dhe Adell Saboviq.
Në këtë pritje shtetërore kanë marrë pjesë edhe krerë shtetërorë si kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku./Arbresh.info/

Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë
Nagavci: Presidenti i zgjedhur nga populli rrit legjitimitet...
Hamza: PDK do që presidenti të zgjedhet nga populli, por kjo...
Rashiq: Nuk besoj se Lista Serbe do të jetë konstruktive për...