Me rastin e vdekjes së prof. dr. Isuf Dedushaj, po mbahet një mbledhje komemorative.
Mbledhja po mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Në këtë ngjarje po marrin pjesë familjarë, miq të të ndjerit, si dhe personalitete të rëndësishme, përfshirë ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, dekani i Fakultetit të Mjekësisë dhe myftiu i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava.
Me këtë rast u mbajt edhe një minutë heshtje për nder të veprës së tij.
Gjithashtu me këtë rast, kryetari i Prishtinës në një fjalë rasti tha se Dedushaj ishte një misionar i dijes që nuk u ndal kurrë.
Rama tha Dedushaj ishte profesor dekan e drejtor poashtu edhe lider në një fushe ku jashtë jetës mediatike shpëtoi jetë çdo ditë.
Rama theksoi se Dedushaj mësoi brezat e rinjë të mjekëve jo vetëm të shëronin individ por edhe të shëronin gjithë shoqërinë.
Tutje, Rama tha se për Dedushajn mjekësia nuk ishte vetëm një shkencë por edhe një mision.
Homazhet do të mbahen të mërkurën, nga ora 09:00 deri në 13:00, ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 14:30 në varrezat e qytetit të Prishtinës, në lagjen “Arbëria”.
Ndryshe, prof. dr. Isuf Dedushaj ka qenë një mjek i shquar, epidemiolog, profesor universitar dhe doktor i shkencave të mjekësisë./Arbresh.info

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...