Si çdo vit më 18 dhjetor ditën kombëtare të Diasporës, Këshilli Kombëtar i Diasporë ka zhvilluar mbledhjen vjetore.
Një moment bilanci ky për punën e bërë gjatë këtij viti, por edhe për rizgjedhjen e kandidatëve të rinj.
Mandati i 15 të zgjedhurve të parë përfundoi. Një mandat në kohë të vështirë, tërmeti i nëntorit 2019, dy vite pandemi, shkrirja e institucionit të ministrit të Shtetit për Diasporën, pezulli administrativ dhe në fund mbyllja e mandatit. 2/3 e Këshillit të parë nuk janë më, pjesë e tij janë emra të rinj, profesionistë e aktivistë të komuniteteve që përfaqësojnë. Emra ti rinj, frymë e re, prej tyre pritet shumë!!!
Mbledhja u hap nga kryetari i Këshillit, z. Mark Gjonaj, i cili në fjalën e tij, falenderoi anëtarët e mëparshëm të Këshillit për kontributin e tyre.
Duke i uruar mirëseardhjen anëtareve të rinj Gjonaj theksoi se Diaspora luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit shqiptar dhe nuk e ka harruar borxhin që e ka për tokën amë e për gjithë trojet shqiptare.
“Ajo jep kontributin në fushat e kulturës, ekonomisë dhe jetës sociale që mund të krijojmë një të ardhme më të mirë për atdheun dhe për shtetet që jetojnë tani. Diaspora nuk është eksperiment as talking points (temë diskutimi). Është një resurs që nuk është shfrytëzuar siç duhet. Ka ardhur koha që Shqipëria ta konsiderojë Diasporën si partner dhe asset. Minimumi Shqipëria duhet ti japi të drejtën e votës Diasporës që është një e drejtë themelore” tha ndër të tjera në fjalën e tij Gjonaj.
Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Igli Hasani falënderoi anëtarët duke theksuar se Këshilli synon mbrojtjen dhe forcimin e marrëdhënieve me diasporën shqiptare si dhe i siguroi ata për mbështetjen e plotë në veprimtarinë e tyre.
“KKD-ja është instrumenti më i rëndësishëm që ka shteti shqiptar për të komunikuar dhe për të ndërtuar ura lidhëse me Diasporën dhe unë jam besimplotë që ekipi që jeni formuar aty do të dijë ta çojë përpara misionin e vet në mënyrën më të mirë.
Kjo mbledhje vjetore vjen pak jave pas samitit të diasporës i cili ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të shkëmbyer ide konkrete mbi mënyrat se si duhet të punojmë së bashku në çdo fushë për të zgjedhuar dhe konsoliduar bashkëpunimin mes nesh” tha ai duke shtuar se “Mesazhi që unë mora nga samiti është që Sfida qe keni përpara është vërtet e madhe sepse pavarësisht punës së madhe e shumë të mirë që është bërë në vite nga të gjithë ju në kuadër të këshillit apo në mënyrë të pavarur ne vetëm sapo kemi gërvishtur sipërfaqen e një potenciali të jashtëzakonshem dhe them se vetëm sapo kemi hedhur themelet e bashkëpunimit me Diasporën”.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në fjalën e saj prezantoi projektet dhe angazhimin që ka kjo ministri për diasporën shqiptare.
Lavdrim Krrashi, Kryetar i Nënkomisionit për Diasporën dhe Migracionin, ndër të tjera u ndal në të drejtën e votës duke theksuar se ndryshimet e Kodit Zgjedhor kanë parashikuar të drejtën e diasporës për të votuar dhe si ligjëvënës janë angazhuar në dhënien e kontributit në drejtim të mundësimit dhe përmirësimeve ligjore që i shërbejnë interesit të diasporës sa i takon votimit nga jashtë vendit.
Gjithashtu, pjesë e takimit ishte edhe z.Ilirian Celibashi, i cili në fjalën e tij siguroi bashkëpunimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të realizuar votën e diasporës.
Romina Kuko theksoi rëndësinë e regjistrimit të adresave të diasporës shqiptare dhe punën që po bën Ministria e Brëndshme për të thjeshtuar procedurat e regjistrimit nëpërmjet portalit e-Albania.
Në pjesën e dytë anëtarët u njohën me aktivitetet e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, Qendrës së Botimeve për Diasporën dhe Qendrës së Studimeve dhe publikimeve për Arbëreshët.
Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës kanë ndjekur me kujdes prezantimin e gazetës Diaspora Shqiptare, punën, sfidat dhe zhvillimin e saj, si dhe impaktin që ka pasuar në Diasporë. Gazeta ka trajtuar me sukses historitë dhe çështjet e komunitetit shqiptar në botë.
Me rëndësi, nga kjo mbledhje ishte miratimi i ndryshimeve në Rregulloren e Këshillit dhe zgjedhja e drejtuesve të tij. Anëtarët zgjodhën si kryetar z. Mark Gjonaj, nënkryetare znj. Angela Paparizo si dhe sekretare znj. Ira Londo./rtk
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...