Mbahet manifestimi i 40-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave (Foto)

12:39 | 18 Dhjetor 2015
M. A.

Nën intonimin e himnit Kombëtarë dhe atij të Kosovës u bë hapja e manifestimit të 40-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në objektin e ASHAK, transmeton arbresh.info

Në këtë manifestim të pranishëm ishin Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Kryeministri Isa Mustafa, Kryeparlamentari Kadri Veseli, Kryetari i ASHAK-ut, Hivzi Islami, akademikët nga vendet tjerat të rajonit si dhe shumë akademik të njohur nga Tirana e Prishtina.

IMG_3834

E para e vendit, Atifete jahjaga në një fjalim rasti tha se ky jubilarë është më shumë se një simbolik numri, është forcë shtyse për Kosovën gjatë viteve të tëra edhe në kohën kur ka bërë vendi kthesën më të madhe në historinë e saj.

“Akademia ka rol për të ruajtur për forcimin e demokracisë tonë të re, ne duhet të ndërtojmë kulturën e dialogut që tejkalon ndasitë përmes forcave politike”, ka thënë presidentja.

Presidentja para akademikëve tha se ne duhet të jemi pranë qytetarëve tanë në këto ditë, sepse vota e tyre na ka sjellë në këtë vend për t’iu siguruar një jetë më të mirë.

IMG_3913

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se pa Akademinë e Shkencës, Kosova nuk do të ishte shtet i pavarur duke ecur drejt rrugës euroatlantike, pasi kanë qenë akademikët, ata që kanë përcaktuar se kombi ynë të qëndroi përballë palëve të fuqishme gjatë historisë tonë.

Ai tha se duke shërbyer për dije, roli dhe aktiviteti që kanë buruar nga Akademia janë të rolit shumë të madh të rrafshit ekonomik, politike dhe social.

“Sot jam i lumtur që si anëtar i kësaj akademie të përcjellë përkushtimin e Qeverisë për të përkrahur Akademinë dhe për t’u bërë pjesë e rëndësishme e shkencës”, tha ai.

IMG_3851

E Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se dyzet vitet e Akademisë, janë vitet e ringritjes politike, kulturore, arsimore të popullit tonë.

Ai duke kujtuar të gjithë akademikët që kanë vdekur tha se sot duhet të punojmë më shumë për lirinë dhe paqen, gjë për të cilën kanë punuar akademikët gjatë këtyre viteve.

Veseli shtoi se të gjithë së bashku, si institucione, akademi, universitet duhet të bëjmë më shumë./Arbresh.info

IMG_3926

 

IMG_3777 IMG_3784 IMG_3829 IMG_3850 IMG_3861

Shpërndaje në rrjete sociale