Sot në Gjakovë nën patronatin e kryetarit të kësaj komune, Ardian Gjini, dhe me përkrahjen e zyrës së UN Women në Prishtinë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizohet konferenca rajonale mbi “Sfidat dhe të arriturat e gruas shqiptare në rajon në periudhën e pasluftës”.
Fillimisht, pjesëmarrëse me një fjalë hyrëse do t’ju drejtohet kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ndërsa më pas do të ketë katër panele ku do të zhvillohen diskutime mbi tema të ndryshme.
Rreth 15 gra që vijnë nga profile dhe statuse të ndryshme nga rajoni do të diskutojnë mbi temat si gruaja në vendimmarrje dhe sfidat në këtë rrugëtim, fuqizimi ekonomik i gruas për të përmirësuar mirëqenien ekonomiko-sociale, rehabilitimi i gruas dhe sfidat e pasluftës dhe zvogëlimin e pabarazive kulturore, edukative dhe shëndetësore të grave që garanton një familje dhe shoqëri të shëndetshme.
Kjo konferencë realizohet në kuadër të muajit Mars – muaj i promovimit të të drejtave të gruas dhe mbahet në sallën e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë me fillim nga ora 09:30./Arbresh.info/
Kearns kërkon ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Ko...
Labinoti: Edhe pse kam kërcyer me këngë të Remzie Osmanit, u...
Dy ekspertë të forenzikës kalojnë me sukses testin ndërkombë...
Pas njoftimit të Trump për armëpushim, reagon Zelensky: Pres...
Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e V...
Vjedhja e votave, Daka: Asnjëherë s’ka ndodhë në përmasa të ...