Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë organizojnë konferencën rajonale me titull “Kërcënimet nga ekstremizmi i dhunshëm në Kosovë dhe rajon- Çka tutje?”.
Konferenca ka për qëllim të adresoj sfidat kryesore drejt përballjes me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin në Kosovë dhe rajon, trendet dhe kërcënimet e reja të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, si dhe identifikimim e masave të reja të bashkëpunimit rajonal për t’u përballur me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin, luftëtarët e huaj të rikthyer të cilët janë ende të pranishëm në rajon.
Kjo ngjarje do të mbledhë së bashku aktorët rajonal dhe ndërkombëtar të cilët merren me parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe përfaqësues të OJQ-ve, përfaqësues të bashkësive fetare, përfaqësues të institucioneve të zbatimit të ligjit, përfaqësues të Qeverisë, zyrtarë të linjës së parë të C/PVE për të diskutuar rreth praktikave më të mira rajonale të përballjes dhe parandalimit me ekstremizmin e dhunshëm.
Dronët dhe raketat ruse sulmojnë Ukrainën para takimit Zelen...
Takim Trump-Zelensky në Florida/ Bisedime për armëpushim, Ze...
Ndërhyrja e Serbisë pritet të ndikojë në votën e pakicës ser...
Arrestohen dy persona për grabitje në Ferizaj
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, vot...
Kurti: 5 vjet, 5 fjalë – Nënat, fëmija, veriu, bujqësia, ush...