Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) organizon sot ceremoninë e hapjes dhe punimet e seancës së parë të konferencës ‘FSK dhe Partnerët’.
Ky aktivitet ka për qëllim që të mbledhë të gjithë akterët mbështetës të Forcës së Sigurisë së Kosovës me qëllim të koordinimit të mbështetjes së ofruar nga vendet partnere me të cilat MFSK ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Në hapjen e punimeve të Konferencës do të marrin pjesë: Kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Salvatori Cuoci, Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës (SHBA), gjeneral Timothy Orr dhe Drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s me MFSK/FSK, gjeneral Uwe Becker.
Përveç përfaqësuesve të vendeve partnere, të ftuar në konferencë janë edhe përfaqësues nga Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s, KFOR-i, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme(MPJ), Ministria e Punëve të Brendshme(MBP), Policia e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave si dhe ambasadorët e akredituar në vendin tonë nga shtete të ndryshme.
‘Shqiponjat’ nisen drejt Varshavës, synim i vetë...
Të shtëna me armë në një shkollë në Meksikë, 15-vjeçari vret...
Policia e Shqipërisë arreston 3 shtetas të Kosovës të shpall...
“Është ekip i talentuar nga Ballkani, me elemente të mentali...
Dëm mbi 18 mijë euro, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për keqp...
Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i Shqipërisë