Në Prishtinë fillon sot punimet konferenca dyditore ballkanike “Ujë për të gjithë”.
Tema e konferencës “Ujë për të gjithë” është frymëzuar nga Dita Botërore e Ujit 2019 e OKB-së, dhe fokusohet në trajtimin e krizës së ujit.
Uji është një e drejtë njerëzore dhe askush nuk duhet lënë pa qasje ndaj ujit të sigurt.Akcesi ndaj ujit forcon shëndetin publik dhe prandaj është kritik për zhvillimin e qëndrueshëm dhe një botë të qëndrueshme dhe të begatë.Konferenca dhe ekspozita e përbashkët ballkanike është shndërruar me të vërtetë në eventin më të madh në ndarjen e informacionit dhe “networking” në sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor.
Me një audiencë prej mbi 500 pjesëmarrës nga rajoni i Ballkanit dhe më gjerë, konferenca vazhdon të ofrojë një platformë ku profesionistë të ujit, politikbërës dhe profesionistë të biznesit nga sektori mund të mblidhen dhe diskutojnë mbi çështje me interes, shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre në përpjekje për të ndihmuar më tej zhvillimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në rajonin e Ballkanit./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve