Mbahet edicioni jubilar i 10-të i “Vrapo Babadimër” në Prishtinë

15:25 | 14 Dhjetor 2025
E.H

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se është mbajtur sot edicioni i 10 jubilar i “Vrapo Babadimër” në kryeqytet.

Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se kjo nismë po kthen vrapin në shpresë dhe ndihmë konkrete për fëmijët dhe familjet në nevojë.

“Edicioni jubilar i “Vrapo Babadimër” tregoi edhe një herë fuqinë e solidaritetit në Kryeqytet. Për dhjetë vite me radhë, kjo nismë po kthen vrapin në shpresë dhe ndihmë konkrete për fëmijët dhe familjet në nevojë. Kryeqyteti do të jetë gjithmonë përkrah iniciativave që ndihmojnë, jo vetëm gjatë festave, por gjatë gjithë vitit. Faleminderit për energjinë, pozitivitetin dhe shpirtin tuaj bujar!”, ka shkruar Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale