Një aksion simbolik do të ndodh sot para Këshillit Prokurorial të Kosovës, thuhet në një komunikatë për medie të lëshuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
Aksioni po mbahet ngase më 1 janar 2022 prokurorja Stojanka Kasaloviq liroi në procedurë të rregullt vrasësin e një gruaje në Llaushë, edhe pse tashmë e ndjera kishte denoncuar shumë herë që po dhunohej fizikisht nga bashkëshorti. Pas lirimit, 51-vjeçari Skënder Qerimi, më 6 janar 2022 vrau bashkëshorten e tij Lirije Qerimi, shkruan arbresh.info.
“Ju njoftojmë se sot me datë 29.07.2022 duke filluar nga ora 11:30, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bashkë me aktivistë tjerë feministë do të organizojë një aksion simbolik para Këshillit Prokurorial në Prishtinë në kundërshtim me vendimin institucional që prokurores Stojanka Kasaloviq t’i shqiptohet vetëm vërejtje publike me shkrim, pas një marrëveshjeje që ajo e kishte bërë më Këshillin Prokurorial”, thuhet në një komunikatë për medie./arbresh.info/
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...