Let’s Do It Kosova ka bërë të ditur së sot do të mbahet aksion pastrimi në afërsi të Liqenit të Batllavës.
Aksioni do të fillojë në orën 11:00, ndërsa përveç vullnetarëve të Let’s Do It Kosova, do të marrin pjesë edhe komuniteti lokal si dhe një grup nxënësish.
Aksioni është bashkë-organizuar me Task Forcën e Komunës së Podujevës, që është themeluar në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.
Në kuadër të aksionit të nesërm do të pastrohen tri deponi ilegale të mbeturinave si dhe hapësirat përreth liqenit (500 m gjatësi), si dhe lokacioni i cili parashihet të shndërrohet në park.
Për pastrimin e këtyre lokacioneve, përveç vullnetarëve të shumtë, do të angazhohet edhe Kompania “Natyra” me ekskavatorë dhe kamionë për largimin e mbeturinave.
Let’s Do It Kosova u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në aksionin e nesërm për largimin e mbeturinave nga hapësira afër Liqenit të Batllavës si dhe të bëhen pjesë e aktiviteteve që po organizohen në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.
Fushata “Ta Pastrojmë Kosovën” financohet nga Qeveria e Kosovës, ndërsa implementohet nga Let’s Do It Kosova.
Këtë vit fushata ka filluar më 15 shtator, ndërsa do të zgjasë deri më 15 dhjetor 2018.
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...