Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ka dalë në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, raporton arbresh.info
Ai ka thënë se në zgjidhjen e këtij rastit të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq janë kyçur njësitet relevante, madje është krijuar një task forcë.
“Që nga momenti i parë i informimit policia është kyç me njësitet e saja relevante. Duke veçuar që kjo vrasje është e involvuar kam caktu ekipet dhe kam krijuat një task forcë. Për shkak të natyrës së rastit nuk mund të jap detaje më shumë”, ka thënë ai.
Maxhuni ka deklaruar që nëse vlerësojnë që është e nevojshme do të kontaktojnë me partnerët, në veçanti FBI-në me të cilët kanë bashkëpunim.
“Nëse ne e vlerësojmë se do të na nevojitet ndonjë ndihmesë kemi partnerët relevantë. Pra me punën që po e bëjmë deri tash shumë shpejt do të arrijmë në gjetjen e pistës së vrasësve të këtij rasti”, përfundoi drejtori i policisë.
Sot në orët e mëngjesit lideri i partisë serbe “Iniciativa Qytetare”, Oliver Ivanoviq është qëlluar për vdekje para selisë së partisë.
Ai ka ndërruar jetë në spital./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1661475503917535/
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj