Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ka thënë se deri tani nuk ka pasur ndonjë incident të natyrës serioze në procesin e zgjedhjeve.
Kështu deklaroi gjatë një konference për media pas vizitës që zhvilloi bashkë me kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi në KQZ, shkruan arbresh.info.
“Deri tani nuk ka ndonjë incident të natyrës serioze. Ne kemi filluar angazhimet tona edhe në fazën parazgjedhore por sot kemi të angazhuar një numër relativisht të zyrtarëve policorë me kapacitete të ndryshme për të ofruar siguri në të gjithë territorin e Kosovës”, ka thënë Maxhuni.
Ai ka folur edhe për sigurinë në veri të vendit duke thënë se nuk ka ndonjë informacion për shqetësim.
“Deri në këtë fazë nuk kemi ndonjë informacion për ndonjë shqetësim. Natyrisht edhe në pjesën veriore policia e Kosovës është institucioni përgjegjës për ofrimin e sigurisë në këtë proces dhe po e monitorojmë situatën”, ka thënë Maxhuni.
/arbresh.info/
Në Dubai do të rifillojnë fluturimet sonte
Malisheva prezanton mbrojtësin danez, Andreas Skovgaard
UEFA e shqetësuar për situatën në Lindjen e Mesme, Finalissi...
Gramos Krasniqi “Mossi” dhe disa të tjerë sulmojnë gazetarin...
MINT intensifikon mbikëqyrjen ndaj rritjes së çmimeve të der...
Haxhiu pas takimit me Peleshin: Na dha mundësinë të kujtojmë...