Këshilltari politik i kryeministrit në detyrë Ramush Haradinajt, Halil Matoshi, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk po mundet ta formojë Qeverinë e re, e sipas tij, LDK po ia mbanë vetes shumë lartë në traditat demokratike.
Matoshi në shkrimin e bërë në Facebook, ka thënë se nëse LVV dhe LDK nuk mund të merren vesh për gjatë 15 ditëve të ardhshme, kreu i AAK-së, Ramush Harafinaj mbetet alternativ me formu Qeverinë, transmeton Telegrafi.
Matoshi ka theksuar se Haradinaj nuk bën vija të kuqe për asnjë parti.
Më poshtë shkrimi i plotë i Matoshit, pa ndërhyrje:
“Hoxhollarë e priftna ia kanë nisë me u marrë jo veç me përkatësinë fetare të Dr. Rugovës (që për të ishte krejtësisht çâshtje private e individit) por edhe me teori identitare (sen s’po dallojnë nga integristat modernë e bejtexhitë e shekullit 19!?);
Albini si fitues i zgjedhjeve nuk po mundet me bâ Qeveri të diktatit, se LDK-ja e manë vetën gogja naltë në traditat demokratike e institucionaliste.
Mos u marrshin vesh gjatë 15 ditëve të ardhshme, Ramushi mbetët alternativë me bâ Qeverinë e re!?
Sepse ai mundet! Nuk u bân vija t’kuqe partive që i japin dashtuni e besnikni shtetit kosovar.
Kurse unë, shoqnisht i angazhuem që fituesi i zgjedhjeve shpejt me i dhânë venit Qeverinë, (e mos mujtë vet, me lshue udhë) po e çoj nji gotë “vénë me zog”, e po u thom gzue të dashtun, njerëz të mirë të Kosovës dardane!
Paçi sall gzime n’shpi’”.
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...