Policia e Kosovës ka arrestuar të martën një person në Gjilan, të dyshuar se kishte mashtruar vitin e kaluar në rrjete sociale, e madje duke përdorur edhe disa media, ku postoi foto me emra të rremë “e kërkonte ndihma financiare për persona të sëmurë”.
I dyshuari B.K. (1992), sipas Policisë, me këtë mashtrim ka përvetësuar rreth 18 mijë euro.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale ka përdorur emra të rrejshëm nën pretendimet se kanë probleme shëndetësore dhe kërkohet shërim jashtë vendit, duke kërkuar ndihmë financiare. I dyshuari ka arritur që t’i përvetësoj rreth 18,000 (tetëmbëdhjetë mijë) €”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë./arbresh.info/
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër
Theret me thikë një person në Mitrovicë të Veriut
Pacolli ndan këshillën e gjyshit në Ramazan: Durimi dhe e vë...
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...