Ministria e Arsimit do të ndajë edhe kësaj radhe bursa për studentë të dalluar. Por për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit studentët e Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës nuk do të kenë mundësi të aplikojnë për një asistencë të tillë financiare, pasi që Ministria e Arsimit i ka larguar nga lista e përfituesve.
Ky vendim po kundërshtohet nga studentët e këtij fakulteti të cilët tashmë kanë drejtuar ankesën në Ministri, raporton T7
Numri i nënshkrimeve veç po shtohej gjatë së mërkurës.
Studentët e Fakultetit të Edukimit, përmes një ankese, po e shprehnin pakënaqësinë e tyre në lidhje me një vendim të Ministrisë së Arsimit.
Nga ky institucion, për dallim nga vitet e kaluara, kanë vendosur që në listën e studentëve që mund të aplikojnë për bursë, të mos përfshihen ata të Fakultetit të Edukimit.
E për ta një vendim i tillë është shqetësues.
Mos përfshirja e tyre në listën e studentëve me të drejtë përfitimi të bursës, po cilësohet demotivuese.
E interesimi për t’iu bashkangjitur kësaj ankese, duket të jetë shumë i madh.
Në vendimin e Ministrisë, thuhet se këto bursa ndahen duke u bazuar në ligjin e arsimit të lartë, prioritetet nacionale dhe interesat strategjike të vendit.
Ndonëse këtë problem e kanë studentët e fakultetit që ata drejtojnë, nga dekanati i Fakultetit të Edukimit, nuk janë përgjigjur për këtë çështje.
Me vendimin e Ministrisë së Arsimit, nga lista e përfituesve të bursës janë larguar edhe ata të Fakultetit të Arteve dhe Edukatës Fizike.
Ndërkohë asistencë financiare mund të fitojnë studentët e bujqësisë, fakultetit të shkencave matematiko-natyrore, mjekësi e përgjithshme, farmaci dhe stomatologji, teknik dhe studentët e fakultetit të shkencave të aplikuara.
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...