Testi i arritshmërisë i cili u mbajt ditën e djeshme në 110 qendra të testimit me 27 mijë nxënës, u përcjell me shumë probleme të ngjashme si të viteve të e kaluara.
Testi i cili përmbante 100 pyetje nuk kishte kriter për kalim, por kjo nuk i ndaloi nxënësit që të vazhdonin me avazin e vjetër për të kopjuar përgjigjet e këtyre pyetjeve.
Testi i cili zgjati 3 orë, u mjaftoi e u teproi nxënësve që të gjitha përgjigjet e testeve të kopjoheshin sepse vetëm pas pak minutave përgjigjet filluan të publikohen. Organizimi për t’i kopjuar përgjigjet e pyetjeve u bë në grupe të rrjeteve sociale si në Facebook, Viber apo Messenger. Pra, mjafton të jesh anëtar i një prej grupeve në këto rrjete sociale dhe aty i gjen të gjitha përgjigjet e pyetjeve të këtij testi.
Valmir Gashi nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka komentuar në lidhje me këtë dukuri.
“MASHT ka marr masa për të siguruar mbarëvajtjen e procesit por si çdo vit ka raste individuale qe keqpërdorin procesin”, ka thënë Gashi për Gazetën Express. Ndërkohë që janë organizuar edhe biseda private të grupeve të ndryshme të nxënësve.
Gashi gjithashtu ka thënë se “testi mat njohuritë e nxënësve në mënyrë të njëjtë dhe të barabartë për të gjithë nxënësit”. E kjo ndoshta kjo sepse të gjithë nxënësit që i nënshtrohen këtij testi kanë të drejtë të njëjte dhe të barabartë të qasen në grupet e rrjeteve sociale ku bëhet shpërndarja e përgjigjeve të testeve.
Më poshtë gjeni disa nga rastet e shpërndarjes masive të përgjigjeve për pyetjet e këtij testi.





Ndërron jetë ish-kryeministri francez Lionel Jospin, arkitek...
FSK-ja forcon lidershipin, gjenerata të reja të trajnuara pë...
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit