Erërat e fuqishme që kanë përfshirë rajonin e Dukagjinit, kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale ku për pasojë ka pasur edhe ndërprerje të mësimit.
Se kur pritet të kompensohen orët e humbura për arbresh.info drejtori i Departamentit për Arsimin Parauniversitar, Alush Istogu, thotë se drejtoritë komunale të arsimit duhet të bëjnë planifikimin në bazë të kalendarit dhe se janë të obliguar të respektojnë kalendarin shkollor 2019-2020.
“Në bazë të udhëzimit administrativ dhe planifikim e mbajtjes së orëve për shkak mosmbajtjes së mësimit pas situatës që ka qenë atmosferike, ata e kanë obligim bashkërisht me gjitha shkollat me bo planifikimit të zëvendësimit të ditëve të humbura të mësimit dhe të punës”, u shpreh Istogu.
Njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci për abresh.info ka thënë se kjo është fatkeqësi natyrore dhe normalisht nëse ka mundësi ato orë duhet të bëhet përpjekje që të zëvendësohen por siç thotë ai çdo gjë shkon në kuadër të mundësive.
“Ne kemi pas kohë kur janë humb orët me muaj për shkak gjendjes së luftës edhe nuk kanë mundësi zëvendësimi tash d.m.th. duhet të shihen nëse ekzistojnë mundësitë me u zëvendësu pa i dëmtu fëmijët, është mirë të zëvendësohen por nëse jo atëherë thjesht pak duhet të intensifikohet mësimi gjatë orëve të rregullta edhe të provohet të mbërrihen ato rezultate përndryshe fatkeqësitë natyrore ndodhin në tërë botën dhe normal shkaktojnë pasoja edhe në arsim edhe në sektorë tjerë”, ka thënë Pupovci.
Ndryshe me 12 shkurt Qeveria kishte aprovuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, për mbështetjen financiare për evitimin e dëmeve në shkolla dhe institucione të edukimit parashkollor, të shkaktuara nga erërat e forta në komunën e Pejës dhe Istogut.
Për të dy komunat Qeveria e Kosovës ka ndarë 433 mijë euro.
Mjetet e ndara për renovimin e shkollave të dëmtuara në komunën e Pejës janë 297,050.00 euro.
Mjetet e ndara për renovimin e shkollave të dëmtuara në komunën e Istogut janë 136,000.00 euro.
Edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hikmete Bajrami, po ashtu pati thënë se orët e humbura të mësimit duhet të kompensohen./R.Rexhepi/arbresh.info/
Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...