MASHT bën thirrje publike për nominim të anëtarëve të KSHC-së

16:01 | 7 Prill 2021

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka bërë të ditur se janë në proces të funksionalizimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Nagavci ka bërë thirrje publike për nominim të anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, transmeton arbresh.info

Ministrja Nagavci ka thënë se ky është një ndër prioritetet e para pasi funksionalizimi sa më i shpejt i KSHC-së është i domosdoshëm sa për sigurimin e cilësisë në Arsimin e Lartë, po aq edhe për përmbushjen e rekomandimeve të organizatave ndërkombëtarë të sigurimit të cilësisë si Rrjeti Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Në fund ajo ka inkurajuar nominimin ose vetnominimin e atyre që plotësojnë kushtet dhe janë të gatshëm të marrin përgjegjësi në këtë drejtim./arbresh.info/

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Thirrje publike për nominim të anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim
MAShTI është në proces të funksionalizimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Ky është një ndër prioritetet tona të para pasi
funksonalizimi sa më i shpejtë i KSHC-së është i domosdoshëm sa për sigurimin e cilësisë në Arsimin e Lartë po aq edhe për përmbushjen e rekomandimeve të organizatave ndërkomëtare të sigurimit të cilësisë si Rrjeti Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësië në Arsimin e Lartë (EQAR).
Tashmë kemi shpalluar thirrjen për të plotësuar katër vende të lira për anëtarët vendor të KSHC të AKA-së dhe jemi në konsultime me partnerët tanë për nominimin e anëtarëve ndërkombëtar.
Si ministre e arsimit do të respektoj në përpikmëri legjislacionin në fuqi dhe kriteret ashtu që të kemi një proces meritor dhe transparent që do të na mundësoj të kemi këtë organ funksional dhe kredibil. Inkurajoj fuqishëm nominimin ose vetnominimin e atyre që i plotësojnë kushtet dhe janë të gatshëm të marrin përgjegjësi në këtë drejtim.
Në linkun më poshtë detajet e Thirrjes dhe Formularët e nevojshëm për plotësim.

</div

Thirrje publike për nominim të anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim

MAShTI…

Posted by Arbërie Nagavci on Wednesday, April 7, 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara