Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se BE-ja ka vendosur të zbatojë një sërë masash ndaj Kosovës pasi kjo e dunit ka vemndosur të mos ndërmarrë hapat e nevojshëm për depërshkallëzim të situatës në veri të vendit.
Stano tha se puna e organeve të Marrëveshjes së Stabilimzim Asociimit është pëzulluar përkohëshist, është vendosur që Kosova të mos ftohet në ngjarje të nivelit të lartë, vizitat dypalëshe të ndërpriten, përveç atyre në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi me mbështetjen e BE-së, shkruan Arbresh.info.
“Programimi i fondeve për Kosovën në kuadër të ushtrimit programor IPA 2024 është vënë gjithashtu në pritje. Propozimet e dorëzuara nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (VBIF) nuk janë dorëzuar për shqyrtim nga Bordi i VBIF më 29-30. qershor”, tha Stano për Tanjug duke shtuar se autoritetet në Prishtinë janë njoftuar për këto masa më 28 qershor.
Stano më herët kishte njoftuar se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën dhe se pritet që gjatë vizitës të diskutohet për qetësimin e tensioneve në veri të Kosovës dhe vazhdimin e dialogun./Arbresh.info
Vendosja e laurave në vendkalimet e hekurudhës, e domosdoshm...
Trump për CBS: Lufta me Iranin drejt përfundimit
Garcia para ndeshjes me Newcastle: Jemi të përqendruar te lo...
Vendimi i Kushtetueses, Qeveria: Presim që përfundimtari të ...
Korenica asiston në fitoren e Clujit
Bisedë telefonike Hoxha-Al Sabah, Shqipëria mbështet Kuvajti...