Dhjetëra persona kanë marshuar nga sheshi “Skënderbe” drejt sheshit “Zahir Pajaziti” në kërkim të respektimit të të drejtave të njeriut
“Qëllimi është që të përçohet mesazhi më i fuqishëm për respektimin e të drejtave të njeriut,” është shprehur Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, raporton arbresh.info.
Institucioni i Avokatit të Popullit, në bashkëpunim me organizata joqeveritare, mbajtën marshin “Çohu për të drejtat e njeriut”.

Luljeta Demolli, në emër të organizatave të shoqërisë civile kërkoi eliminimin e diskriminimit të disa grupeve të margjinalizuara të shoqërisë.
“Në Kosovë mungon respekti për të drejtat e njeriut,” deklaroi Demolli.
Në të gjithë botën, në këtë ditë, 70 vjet më parë, shtetet e Kombeve të Bashkuara u bashkuan për të miratuar Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut./arbresh.info/
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...