Njohësi i çështjeve politike, Mazllum Baraliu, ka bërë me dije se subjektet politike janë të obliguara ta bëjnë një marrëveshje ndërmjet vete.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, duke komentuar rrjedhën e seancës të së enjtes, Baraliu ka thënë se subjektet politike ose duhet të bëjnë marrëveshje për zhbllokimin e formimit të institucioneve, ose duhet të bëjnë marrëveshje për ta çuar vendin në zgjedhje të reja.
Sipas tij, sjelljet e subjekteve politike në Kuvend janë veprime të pastra për pushtet e jo për shtet e institucione. Baraliu e ka ftuar presidentin Hashim Thaçi të aktivizohet për tejkalimin e krizës politike, duke i ftuar në takim përfaqësuesit e partive parlamentare
Rusia dhe Emiratet Arabe në bisedime urgjente për Hormuzin
Posta shënon 70-vjetorin e pullës “Europa” me emision të ri ...
10 raste me fruth, KOMF-i kërkon vaksinim “derë më derë”
Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarit policor në Pris...
9 Maji, Costa i drejtohet qytetarëve të Kosovës si ‘anëtarë ...
Ulet çmimi i naftës për katër centë, benzina mbetet e njëjtë