Ka përfunduar pas 5 orësh e 20 minutash takimi mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
Takimi i detajimit të marrëveshjes së arritur në orët e para të ditës së sotme është zhvilluar në pallatin e Kongreseve.
Bisedimet kanë nisur rreth orës 10:00 të mëngjesit dhe tani kanë dalë.
Basha ka qenë i shoqëruar prej Oerd Bylykbashit dhe Edi Rama nga sekretari i Përgjithshëm në Kryeministri, Engjëll Agaçi.
Basha tha se marrëveshja do të bëhet shumë shpejt publike edhe për mediat, teksa përflitet edhe një tjetër datë për mbajtjen e zgjedhjeve, atë të 25 qershorit, ndërsa paketa McAllester propozonte datën 16 korrik.
Ndërsa Rama ka preferuar që të mos prononcohet për mediat, duke rënë kështu dakort me Bashën që gjithçka do të behet publike shumë shpejt për mediat dhe mbarë opinion publik.
Kallas: Zgjedhjet në Kosovë po e shtyjnë dialogun me Serbinë
Shoferi në Gjilan ndëshkohet pas tejkalimit të rrezikshëm në...
Një person humb jetën në një vetaksident në Lloqan të Deçani...
Ish-gjyqtari: Real Madridi u vodh, ishte penallti e pastër
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftua...
Çmimet e derivateve pa ndryshime nga dita e djeshme