Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ai i Kroacisë Ivan Anushi dhe homologu i Kosovës Ejup Maqedonci kanë nënshkruar sot në Tiranë një marrëveshje tripalëshe ushtarake që synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të tre vendeve, të rrisë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe të përmirësojë ndërveprimin ushtarak përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta.
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci tha gjatë konferencës për shtyp se kjo marrëveshje është finalizim i përpjekjes një vjeçare që çoi në prodhimin e një deklarate tripalëshe që i hap rrugë bashkëpunimit mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, shkruan Arbresh.info.
“Synimi i këtij bashkëpunimi nuk është një kërcënim ndaj askujt, por është një mesazh për të gjithë ata që kërcënojnë sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, mes vendeve tona që ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta. Ne jemi bashkuar për t’u përballur me çdo kërcënim dhe rrezik që synon destabilizimin e rajonit”, tha ai.
“Rëndësia e këtij bashkëpunimi shtrihet edhe në rrafshe të tjera, veçanërisht në aspektin e industrisë së mbrojtjes, trajnimit, edukimit të personelit ushtarak, ndërsa adreson edhe çështjen e mbështetjes së dy vendeve për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike”, theksoi Maqedonci.
Ai u shpreh se “ky dokument hap rrugë edhe për bashkëpunime të ndryshme, në fusha të ndryshme, për t’u përballur me kërcënimet moderne siç janë ato hibride”.
“E vlerësoj këtë marrëveshje si një angazhim të përbashkët, që ndodh jo shpesh në rajon. Kemi një deklaratë ndër të parat që është bërë në fushën trilaterale dhe që hap rrugë për vende të tjera që t’i bashkëngjiten kësaj nisme për paqe, stabilitet dhe më shumë siguri”, tha Maqedonci./Arbresh.info/
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...