Eksperti i ekonomisë nga Shqipëria, Adrian Civici thotë se marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, më shumë janë sipërfaqësore sesa reale dhe me impakt.
Në televizionin ABC News, Civici u shpreh se mes dy shteteve ka pasur marrëveshje të shumta, por janë realizuar shumë pak.
“Problemi kryesor në fushën e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik është çështje që vazhdimisht është diskutuar. Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare, më shumë kanë qenë sipërfaqësore, sesa reale dhe impakte. Pritja për dy qeveritë e reja, do kërkohet që të shikohet në platformat e dy qeverive, çfarë platforme bashkëpunimi do ketë”.
“Deri tani, ka pasur shumë marrëveshje, një pjesë e tyre janë të diktuara nga nevojë imediate, një pjesë ka qenë një lloj bazamenti, por duke parë situatën konkretisht, kuptohet që një pjesë e tyre kanë ngelur dëshira të mira, ose kanë qenë të realizuara shumë pak”, theksoi ai.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren