Ambasadori i Marokut në Serbi Mohamed Almin Belhaj ka konfirmuar sot se qëndrimi i vendit të tij lidhur me “integritetin territorial dhe sovranitetin” e Serbisë nuk ka ndryshuar dhe se Maroku do ta përkrahë Serbinë në të gjitha forumet ndërkombëtare, transmeton Koha.net.
Përfaqësuesi diplomatik i Marokut në Beograd është takuar me nënkryetarin e Kuvendit të Serbisë Stafan Mladinoviq dhe ata kanë biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, përcjell b92.
Mikpritësi serb e ka falënderuar zyrtarin e Marokut i cili ende s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës si dhe për votimin e vendit të tij kundër pranimit të Kosovës në Asamblenë parlamentare të Frankofonisë si dhe në organizata tjera ndërkombëtare.
Qeveria sot mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futboll...
Protestë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...