Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, në një intervistë të gjatë për KosovaPress, flet për çështje mjaftë me rëndësi për të ardhmen e Kosovës. Numri i kosovarëve të cilët kanë provuar të hyjnë ilegalisht në Hungari për këtë vit, sipas tij, është 24,631. Për ta dhe shumë të tjerë, ambasadori Markusz thotë se çështja e shumë përfolur e liberalizimit të vizave për kosovarët nuk është larg.
Ambasadori Markusz gjatë intervistës numëron bashkëpunimet e prekshme mes të Kosovës dhe Hungarisë, binjakëzimin e dy kuvendeve, si dhe ardhjen në Kosovë e gjigantit farmaceutik Richter Gedeon.
“Nuk është thjesht krizë me refugjatët sirianë, por është një problem më i gjerë. Ka pasur shenja nga viti që shkoi, sepse ishin 44 mijë azil kërkues në vitin 2014, ishte arritur tashmë një rekord historik në Hungari. Por, që nga 1 janari (2015), kjo situatë është përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme. Deri tani, pra deri në mes të shtatorit, kemi më shumë se 200 mijë njerëz që po vijnë në Hungari, dhe nga ky numër, 176 mijë prej tyre ishin gati për t’u regjistruar”, ka thënë ai.
Ai thotë se pas mbylljes së kufirit kanë pasur tensione me Serbinë e Kroacinë, duke shtuar se për të kaluar k ëtë krizë është një propozim dhe agjendë në Bruksel se duhet të themelojmë një force evropiane që së pari të mbrojmë kufijtë e Greqisë sepse vala e refugjateve kalon se pari nëpër Greqi, pastaj Maqedoni e Serbi për të arritur në zonën Schengen.
Ambasadori Markusz thekson se refugjatët vuajnë shumë, sepse edhe janë të keq udhëhequr nga trafikantët, të cilët fitojnë shumë para nga mjerimi i tyre.
Ai thotë se duhet që në Turqi, Jordani, Liban dhe në kampe të tjera të refugjateve, Bashkimi Evropian të ofrojë më shumë ndihma financiare për këto zona përderisa kriza dhe lufta në Siri nuk përfundon. Duhet të kemi një vizion të qartë, duhet të zgjidhim këto konflikte të armatosura në Siri, Libi dhe Irak për të ndalur këto valë të emigranteve.
“Numri i az il kërkuesve në Hungari për vitin 2015, nëse shikon shifrat është Siria që prin më 60 mijë azil kërkues, i dyti është Afganistani më 45 mijë azil kërkues dhe e treta është Kosova me 24 mijë azil kërkues. Duhet ta dini se këta 24 mijë e 631 azil kërkues nga Kosova kanë ardhur gati vetëm në dy muajt e parë të vitit, në janar dhe shkurt. Numri i emigranteve nga Kosova u zvogëlua kah muaji mars në mënyrë drastike, dhe prej marsit deri me tani, autoritetet tona kanë regjistruar përafërsisht 100, 150 deri në 200 azil kërkues nga Kosova. Akoma kemi disa azil kërkues nga Kosova por numri i tyre në këtë valë të tanishme të refugjateve është vërtetë i pakët. Prandaj nuk është më një çështje diskutimi në mes autoriteteve tuaja dhe tona”, ka thënë ai.
Markusz shpreson se liberalizimi i vizave për Kosovën do të behët në një të ardhme të afërt.
“Me ndoj që ju (Kosova) jeni afër vendimit final dhe pozitiv, por është e vështirë të paragjykosh vendimin që do të merret në Bruksel. Por, e di që ishte një grup ekspertësh nga Komisioni Evropian këtu në Prishtinë para dy muajve dhe ata tani po përgatisin raportin, i cili mendoj që është mjaft pozitiv. Në total Kosova ka pasur 95 kritere, dhe tani ka mbase 7 apo 8 për t’i plotësuar. Komisioni do të përgatisë një raport dhe do ta dërgojë në Këshill dhe pastaj Këshilli do të vendosë në këtë çështje në dhjetor dhe mendoj që ky vendim i dhjetorit do t’i japë shtysë procesit”, ka thënë Markusz.
Ambasadori hungarez thotë se Kosova dhe Hungaria kanë pasur marrëdhënie shumë të mira qysh prej fillimit.
Ambasadori Laszlo Markusz deklaroi se duhet të ketë më shumë se vetëm rritje të tregtisë në mes të dy vendeve tona.
“Ne do të donim ta rri snim ndihmën e Hungarisë për zhvillimin e bujqësisë kosovare në të njëjtën kohë. Çka dua të them me këtë është se një grup ekspertesh nga Hungaria do të vijnë në Kosovë në një të ardhme të afërt, të cilët nuk do të kenë konsultime vetëm me zyrtar të bujqësisë, por edhe me përfaqësues të bizneseve dhe prodhues bujqësor, dhe këtë do të përpiqemi ta bëjmë si diçka që ndodhë në vazhdimësi për të shkëmbyer mendime dhe nëse prodhuesit tuaj (kosovarë) mësojnë metoda apo teknologji të dobishme nga hungarezet”, tha ai.
Ai shtoi se prezantimi i makinerive të bujqësisë që prodhohen në Hungari do të ndihmonte prodhuesit kosovar, prandaj ambicia e tij është për t’i shfaqur këto makineri para prodhuesve vendor dhe mbase për të themeluar një fabrikë për prodhimin e makinerisë bujqësore në Kosovë dhe në këtë mënyrë për të krijuar vende të reja pune .
“Duam të kontribuojmë në forcimin e ekonomisë së Kosovës sepse është shumë me rëndësi për t’u përgatitur për integrim evropian, veçanërisht për të hyrë në BE. Nuk është mirë të hysh në BE me një ekonomi të dobët sepse kjo është gara e parë aty nëse je anëtare saj. Por, ju do të filloni ta ndjeni garën në momentin që Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) nënshkruhet dhe hyn në efekt sepse BE e ka si bazë bashkëpunimin ekonomik dhe në rrënjët e saj është tregtia e lirë, prandaj ju duhet të forconi ekonominë dhe firmat kosovare për të nxjerr përfitimet më të mëdha nga integrimi në BE”, tha ai.
Ambasadori Laszlo Markusz shtoi se Hungaria dëshiron që të shohin që MSA nënshkruhet sa më shpejt që është e mundur, me shumë shpresë në tetor.
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...