Kandidati republikan me prejardhje shqiptare Marko Kepi ka kërkuar që të largohet Richard Grenell si i dërguar për dialogun Kosovë-Serbi.
Në një email Kepi thotë se politikat e tij të gabuara e kanë shqetësuar së tepërmi dhe se mund ta çojnë në destabilitet Kosovën dhe rajonin, transmeton portali arbresh.info.
LEXO EDHE: Edhe politikani shqiptar në SHBA, Marko Kepi kërkon largimin e Grenell
E për deklaratën e tij ka reaguar djali i presidentit amerikan, Donald Trump i Riu, i cili ka shprehur mbështetjen e hapur për kundërshtarin e Marko Kepit, Mike Tannousis në garën për Staten Island dhe Brooklyn.
“Më është thënë që kundërshtari “republikan” i Mike vetëm sa ka bërë thirrje tek presidenti për të pushuar nga puna Richard Grenell. Duket se NewYorkGOP ka marrë vendimin e duhur për të mbështetur Mike në këtë garë”, shkruan Donald Trump Jr./arbresh.info/

IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...