“Regjimi i politikanëve shqiptarë nuk është i pavarur nga bashkësia ndërkombëtare, e as nga ne Beogradi”, është shprehur për media serbe, Marko Gjuriq i ashtuquajtur drejtor për Kosovë në qeverinë e Serbisë.
Pos tjerash, ai ka përmendur edhe Gjykatën Speciale që do të merret me krime lufte, duke thënë se “regjimi i politikanëve shqiptarë nuk do të jetë i pavarur as nga Gjykata Speciale për krime lufte të UÇK-së, për themelimin e së cilës jam i sigurt që do të marrin pjesë vet ata, madje edhe të lumtur”, transmeton zeri.info.
Deklaratat e Gjuriqit, vijnë si përgjigjeje ndaj ministrit për Integrime Bekim Çollaku i cili ka thënë se “Serbia do të njeh pavarësinë e Kosovës dhe se bashkësia e komunave serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”./arbresh.info/
Kusari: Mediat nuk e kanë shkelur privatësinë e deputetit Ba...
Ndalohen tre persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës z...
Meliza Haradinaj shpërthen ndaj podcast-it britanik që ia dh...
Kapet 21-vjeçari në Gjilan, po kërkohej për vrasje në tentat...
Si të kryeni check-in online në Aeroportin e Prishtinës, pro...
Maqedonci në takim me zyrtarë të NATO-s, thekson synimin për...