Kapet 21-vjeçari në Gjilan, po kërkohej për vrasje në tentativë

12:49 | 28 Prill 2026
R J

Policia në Gjilan ka arrestuar një 21-vjeçar me inicalet M.A, i cili po kërkohej me urdhëresë gjyqësore.

Policia bën me dije se ai ishte në kërkim nga Gjykata Themelore në Gjilan, pasi ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Shpërndaje në rrjete sociale