Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.324 teste, ndërsa janë regjistruar 119 raste me COVID-19.
Në Shkup – 87, Manastir – 7, Kavadar – 6, Kumanovë – 4, Prilep – 3, Sveti Nikollë dhe Makedonski Brod nga 2, Ohër, Shtip, Strumicë, Koçani, Struga, Resnjë, Demir Hisar dhe Demir Kapi nga 1.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 257 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Sot janë konfirmuar 3 viktima nga coronavirusi. Nga një person i vdekur nga Shkupi (71), Strumica (82) dhe Manastiri (49). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 223.330, numri i të shëruarve është 210.732, numri i të vdekurve është 7.907, ndërsa numri i rasteve aktive është 4.691./telegrafi
Iu zbulua “shtëpia e barit” në banesë, vetëdorëzohet drejtor...
Rooney jep deklaratën e papritur për Neymarin
Magazina e mbushur me kanabis, drejtori i burgut të Rrogozhi...
36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur li...
Haradinaj uron besimtarët myslimanë për Bajram
Sulmet iraniane rrisin çmimin e naftës, Evropa refuzon luftë...