Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaji, Bajram Emini, 55-vjeçar, është ndaluar dhe më pas arrestuar në pikën kufitare të Bllacës.
Pasi ka dhënë dokumentin identifikues në policinë kufitare në Bllacë, në sistem është paraqitur fletëarresti ndërkombëtar i lëshuar nga Beogradi, me çka i njëjti është arrestuar dhe dërguar në stacion policor, ndërsa po pret që nesër, gjykatësi kujdestar të sjell vendim për lirim apo paraburgim ekstradues.
Burime zyrtare për gazetën KOHA tregojnë se ndalimi dhe arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së nga Ferizaji ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 14:30.
Ndryshe, i freskët është rastin me Blerim Ramadanin, ish-ushtarin e Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së, i cili në korrik vitin e kaluar, u arrestua nga Policia e Maqedonisë së Veriut në Jazhincë bazuar në një fletarrestim të lëshuar nga Serbia.
Pas paraburgimit ekstradues disa ditor dhe pasi u lëshua në “arrest shtëpiak” në Çair, Blerimi arriti të arratiset nga Maqedonia dhe të futet ilegalisht në Kosovë.
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten