Sërish ka rënë numri i rasteve të reja me Covid-19 në bazë ditore në Maqedoninë e Veriut.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 87 raste të reja nga 1156 teste të bëra.
Më shumë raste ka në Shkup-34, Kumanovë-13, Tetovë-8, Strugë-1, Manastir-1, Kavadar-4, Gostivar-20, Strumicë-2, Berovë-1, Kërçovë-3.
Jetën e kanë humbur pesë persona, tre pacientë nga Shkupi, të moshës 49,74 dhe 72 vjeçe, një pacient nga Struga në moshën 53 vjeçe dhe një pacient nga Berova në moshën 57 vjeçe, të gjithë pacientët kanë vdekur në kushte spitalore.
Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 51 pacientë të shëruar.
Në Maqedoninë Veriore që nga fillimi i pandemisë me Covid-19 janë diagnostikuar 12,739 persona. 9174 pacientë janë shëruar kurse 544 pacientë kanë humbur betejën me koronavirus, teksa mbeten edhe 3,021 raste aktive me COVID-19.
Kongresisti republikan Self: Besim jashtëzakonisht i fortë e...
Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm, ta lejo...
Gjendet sasi e arit të fshehur në aksionin e Prokurorisë në ...
Komuna e Prizrenit në mbështetje të marshit të 17 shkurtit n...
ASK: Rritet prodhimi i energjisë nga hidrocentralet
MPB nis fushatë informuese për zbatimin e Ligjit për të Huaj...