Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, ka nënshkruar marrëveshjen për furnizim me vaksina kundër COVID-19 me kompaninë kineze “Sinofarm”.
Sipas marrëveshjes rreth 200 mijë doza të vaksinave do të arrijnë në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit shkurt, ndërsa data e saktë do të bëhet e ditur ditëve në vijim.
“Vaksina e kompanisë “Sinofarm” ruhet dhe shpërndahet në një temperaturë prej 2 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa është e paketuar në shiringë të mbushur paraprakisht, e cila lehtëson aplikimin e vetë vaksinës. Ky lloj i vaksinës ka një lidhje optimale midis sigurisë dhe efikasitetit, prandaj mund t’u jepet të gjithë qytetarëve, pa kufizime”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë./ALSAT
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...
Albion Rrahmani shënon golin e radhës tek Sparta Praha
Mot i ndryshueshëm për pesë ditët e ardhshme
Skandali Epstein, jep dorëheqjen shefi i kabinetit të kryemi...
Drejtori i Policisë së Shqipërisë: Po e godasim trafikimin e...