Maqedoni: Asnjë përparim në bisedimet mbi takimin e liderëve (Video)

15:54 | 18 Maj 2015
Arbresh.info

Nuk ka përparim në negociatat që çojnë në takimin e sotëm. Përsëri nga lideri i LSDM, Zoran Zaev është i papranueshëm propozimi i BDI-së për ngritjen e grupeve të punës, transmeton TetovaSot.

LSDM-ja këmbëngul në dy kushte për të arritur progres në negociata: njëri është për rënë dakord për parimet dhe e dyta është që të garantojë respektimin e këtyre parimeve, gjegjësisht formimin e një qeverie kalimtare dhe sekuestrimin e kontrollit të institucioneve që tani ka vendosur Nikolla Gruevski.

Sipas LSDM-së në këto bisedimet janë të pabarabartë, sepse BDI, PDSH dhe VMRO-DPMNE janë bashkë, por edhe nuk shohim ndonjë progres, deri sa Gruevski kontrollon të gjitha institucionet shtetërore.

Nuk pritet ndonjë progres edhe në vazhdimin e takimit të liderëve, duke pasur parasysh se të dyja palët nuk ndryshojnë qëndrimet e veta nga pikëpamjet e vendosura.

Shpërndaje në rrjete sociale