Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot zhvilloi një takim virtual me Shefen e operacioneve aktuale, nga Divizioni për Operacione e Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe.
Sipas njoftimit, në këtë takim, Shefja e operacioneve në NATO, Viehe u njoftua lidhur me zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe me planet strategjike për të ardhmen, shkruan Arbresh.info.
Maqedonci theksoi se Kosova dhe FSK-ja synojnë të rrisin kontributin e tyre në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes. përmes bashkëpunimit me KFOR-in dhe Ekipin Këshillues e Ndërlidhës të NATO-s (NALT) me investimet e vazhdueshme në fushën e mbrojtjes dhe me ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...