Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u ka bërë thirrje të rinjve që të aplikojnë për rekrutim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në mbylljen e konkursit.
Përmes një postimi publik, Maqedonci ka ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për t’i shërbyer vendit dhe për të ndërtuar karrierë me dinjitet, përgjegjësi dhe profesionalizëm.
“Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në mbylljen e konkursit për rekrutimin e ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Shfrytëzo këtë mundësi për t’i shërbyer vendit dhe për të ndërtuar një karrierë me dinjitet, përgjegjësi dhe profesionalizëm. Bëhu ushtar i Kosovës!”, ka shkruar Maqedonci.
Aplikimi për rekrutim mund të bëhet online përmes platformës zyrtare të FSK-së.
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...