Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, së bashku me ambasadoren e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim, Gjeneralmajor Gëzim Hazrolli si dhe Këshilltaren Politike, Liridona Gashi, kanë takuar Admiral Giuseppe Cavo Dragone, Shef Stafi i Mbrojtjes së Italisë dhe Kryesues i ardhshëm i Komitetit të NATO-s.
Në këtë takim është diskutuar për situatën aktuale gjeopoltike, zhvillimin e FSK-së, bashkëpunimin bilateral me Italinë në fushën e mbrojtjes, dhe synimin tonë si shtet për anëtarësim në NATO dhe BE.
“Admiralin e falenderova për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm, për mbështetjen e vazhdueshme që Italia ka ofruar përmes trupave të KFOR-it dhe EULEX-it. Nga ana e tij, Admirali shprehu vlerësim të lartë për mënyrën se si është menaxhuar sulmi terrorist në veri të vendit, e po ashtu shfaqi vullnet e gatishmëri të plotë për të përkrahur Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në Programin e Partneritetit për Paqe”.
Tutje, në këtë takim është dakorduar që ruajtja e stabilitetit në Ballkan e më gjerë përbën prioritet, ndërsa koordinimi me partnerët strategjik do të jetë lidhja që e garanton këtë./Arbresh.info
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...