Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi sot një takim me Komandantin e Komandës Italiane për Operacione të Përbashkëta, gjenerallejtënant Giovanni Maria Iannucci.
Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, ky takim vjen në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Italisë, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
“Gjatë takimit, u diskutua situata aktuale e sigurisë në vend dhe u theksua rëndësia e zgjerimit të bashkëpunimit bilateral, me fokus të veçantë në industrinë e mbrojtjes. Ministri Maqedonci falënderoi gjeneralin Iannucci për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka ofruar Kosovës, veçanërisht përmes kontributit të saj në misionin e KFOR-it, ku Italia është vendi me pjesëmarrjen më të madhe të trupave”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se palët shprehën përkushtimin për të vazhduar angazhimin e përbashkët me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe në rajon.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...