Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim ambasadorin e Kosovës në Maqedoni të Veriut, Florian Qehaja ashtu si dhe zëvendës amabasadorin, Prindon Sadriu.
Gjatë takimit, Qehaja ka uruar Maqedoncin për emërimin në detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë e plotë për angazhim në thellimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake me Maqedoninë e Veriut, përcjell Arbresh.info.
“Partneriteti me shtetet fqinje me të cilat ndajmë vlera të përbashkëta është në interes të të gjitha palëve dhe në funksion të paqes, stabilitetit në vend, rajon dhe më gjerë.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./Arbresh.info.
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK