Maqedonci takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë rreth situatës së sigurisë

12:21 | 24 Tetor 2025
E.K

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özcan Ulutaş.

Gjatë takimit, u diskutua rreth situatës së sigurisë në nivel rajonal dhe global.

“Prita sot në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özcan Ulutaş. Diskutuam rreth situatës së sigurisë në nivel regjional dhe global. Gjithashtu shpreha dhe gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë”, shkroi Maqedonci./Arbresh.info

Të ngjashme