Ejup Maqedonci, ministër në detyrë i Mbrojtjes, ka marrë pjesë si folës në panelin me temën “Impakti financiar i Sigurisë Kibernetike – investim apo shpenzim i domosdoshëm”, një temë jashtëzakonisht aktuale në realitetin tonë digjital, ku sulmet kibernetike, shpesh si pjesë e luftës hibride, po paraqesin kërcënime serioze për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare
Maqedonci, përmes një postimi në ‘Facebook’, bëri të ditur se siguria kibernetike duhet trajtuar jo thjesht si shpenzim, por si investim strategjik në të ardhmen, që garanton mbrojtjen e infrastrukturës kritike, ruajtjen e të dhënave, funksionimin e institucioneve dhe besimin publik në sistemet tona digjitale.
“Duke e konsideruar sigurinë kibernetike si kërcënim real dhe permanent, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka ndërmarrë hapa konkretë drejt forcimit të kapaciteteve tona mbrojtëse. Siguria kibernetike është përfshirë si pjesë integrale në Strategjinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, si dhe në Strategjinë për Mbrojtje Kibernetike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, ka shkruar Maqedonci.
Tutje, ai bëri të ditur se në mars të vitit të kaluar është themeluar ‘Qendra Trajnuese për Siguri Kibernetike’, si dhe është formuar ‘Njësia Kibernetike në kuadër të FSK-së’, dy nisma kyçe që dëshmojnë përkushtimin tonë për të zhvilluar kapacitete profesionale, teknike dhe operacionale për mbrojtjen e vendit në hapësirën digjitale.
Sipas tij, forcimi i sigurisë kibernetike nuk është vetëm detyrim institucional, por edhe domosdoshmëri kombëtare për garantimin e një të ardhmeje të sigurt, të qëndrueshme dhe të mbrojtur për qytetarët dhe vendin tonë.
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...