Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se takimi i parë ndërministror në mandatin e ri shënoi hap të rëndësishëm drejt Projektligjit për Industrinë e Mbrojtjes.
Ai theksoi se me ministren Mimoza Kusari është diskutuar koncepti, struktura dhe organizmat që synojnë transformimin e industrisë së mbrojtjes.
“Takimi i parë ndërministror në këtë mandat të ri, shënoi hapin kyç drejt Projektligjit për Industrinë e Mbrojtjes… Ky ligj pritet të hapë rrugën për një zhvillim të qëndrueshëm dhe ndërsektorial, duke e bërë industrinë e mbrojtjes motor të inovacionit dhe sigurisë kombëtare”, thuhet në postimin e ministrit.
Sipas Maqedoncit, në ditët në vijim grupi punues do të finalizojë koncept-dokumentin dhe do të hartojë draftligjin, me synim avancimin e zhvillimit të industrisë së mbrojtjes.
Pas përleshjeve në kufi, Pakistani thotë se ka vrarë 30 tali...
Dosja “Metamorfoza”, SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gj...
Çështja e presidentit, deputeti i LDK-së thotë se Abdixhiku ...
Haradinaj: S’jam kandidat për president
Deputeti shqiptar në Maqedoni me flamur kombëtar në kostum, ...
Sulmi i Afganistanit në Pakistan, vriten “shumë” ushtarë pak...