Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, të shoqëruar nga atasheu i mbrojtjes, kolonel Altin Kurti.
Në komunikatën për media nga kjo ministri thuhet se fillimisht ambasadori Minxhozi i uroi ministrit Maqedonci detyrën dhe më pas temë kryesore e diskutimit ishte në lidhje me realizimin e planit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.
“Bashkëpunimi i fuqishëm në mes dy shteteve tona përveç interes i përbashkët kombëtar, është edhe interes shumë i lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe më gjerë. Kjo dhe është arsyeja që gjatë vitit 2022 numri i aktiviteteve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes është rritur për 96 për qind, pra, pothuajse është dyfishuar në raport me vitin 2019”, theksoi ministri Maqedonci me këtë rast.
Ministri Maqedonci dhe ambasadori Minxhozi theksuan po ashtu se ky bashkëpunim do të thellohet më tej, ngase përveçse jemi një komb, mbështesim po të njëjtat vlera demokratike perëndimore e synime për të ardhmen./Arbresh.info/




Hoxha takim me Kaja Kallas: Shqipëria, aleat i besuar për si...
Sheshi i Vlorës do e mbajë emrin e komandantit legjendar Ade...
Shoqëria civile: Bllokada institucionale po dëmton interesin...
Irani dyshohet se po minon Ngushticën e Hormuzit, reagon ash...
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...