Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me ministra të tjerë të kabinetit qeveritar, sot në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, bëri homazhe te monumenti i të zhdukurve në Prishtinë.
Në këtë ditë përkujtuese Ministri Maqedonci është shprehur se 1617 është numri i familjeve që për çdo ditë ua ndjejnë mungesën më të dashurve të tyre të zhdukur me dhunë, shkruan Arbresh.info.
“Është 1617 numri i të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë. 1617 është numri i familjeve që për çdo ditë ua ndjejnë mungesën më të dashurve të tyre, që padrejtësisht e mizorisht janë zhdukur me dhunë nga policë, ushtarakë e paramilitarë serb, të udhëhequr nga politika shoviniste e gjenocidale e Millosheviqit.”, ka thënë Maqedonci.
Sipas tij, mosdënimi i krimeve dhe i kriminelëve nga ana e shtetit serb, është tregues i vazhdimësisë së po të njëjtit mentalitet mohues që siç tha ministry, nuk përkon me realitetin.
“Mosdënimi i krimeve dhe i kriminelëve nga ana e shtetit serb, fatkeqësisht është tregues i vazhdimësisë së po të njëjtit mentalitet mohues që nuk përkon me realitetin. Është agonia që pengon ecjen para, qetësia që nuk mund të vendoset dhe e ardhmja paqësore që nuk mund të arrihet.”
Tutje ai u shpreh se mospranimi i krimeve nga ana e pushtetit serb është t’i dënosh me vdekje për së gjalli familjarët e viktimave.
Ndër të tjera, Maqedonci tha se si institucione nuk do të reshtin së kërkuari drejtësi.
“Lufta nuk mund të harrohet sepse nuk mund të harrohen ata që s’janë në mesin tonë, por do të mund ta tejkalojmë atëherë kur do të dimë për fatin e të zhdukurve. Andaj si institucione ne nuk do të rreshtim asnjëherë së kërkuari drejtësi.”, u shpreh ai.
“Të gjithëve na mungojnë”, përfundoi ministri Maqedonci./Arbresh.info
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit